Flash

Elif dhe Omer do të rikthehen sërish në sheshxhirim sëbashku

Lapsi.al 22 January 2021
Elif dhe Omer do të rikthehen sërish në sheshxhirim sëbashku

Diamante dhe dashuri” është padyshim një nga telenovelat turke më të dashura të publikut shqiptar. Nëse edhe ti je shumë e dhënë pas serialeve turke, duhet ta njohësh historinë e Elifit dhe Omerit.

Omeri, një oficer policie i cili dëshiron të zbulojë rreth vdekjes se të fejuarës së tij, e cila ka kryer vetëvrasje. Ai firmos një marrëveshje me shtetin: Ai do të gjejë diamantet e vjedhura dhe në këmbim do të zbulojë identitetin e vrasësit të fejuarës së tij.

Elifi zbulon që babai i saj i ndjerë ishte i pleksur në një rrjet pastrimi parash. Ajo duhet të mbaj familjen e saj si dhe të paguajë 2 trilion dollarë borxhe për diamantet e marra. Në një situatë të pakëndshme ndodhet dhe e motra e saj, e cila ndodhet në duart e keqbërësve.

Dy aktorët kryesor ishin Engin Akyürek dhe Tuba Büyüküstün që u pëlqyen shumë nga publiku dhe kimia e tyre ishte e dukshme. Tashmë, pas kaq vitesh ata bëhen sërish bashkë për serialin “Sefirin Kizi”.

Tuba do zëjë vendin e Neslihan Atagül e cila do largohet nga seriali për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit e saj edhe vetë Tuba në rrjetet sociale ku shprehet entuziaste për rolin e saj dhe faktin se po punon me miq të vjetër.

Po filloj një udhëtim të njohur por krejt të ri. Ish-partneri im i dashur (në kinematografi) Engin, skenaristi, shoqja ime Eylem, Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në këtë sektor, kam kënaqësinë për të punuar përsëri me Star TV, i cili ka pritur shumë projekte më parë, ndiej entuziazmin e takimit me ju me një karakter krejt të ri … E hapur për të gjithë ne. Shpresoj të jetë një përvojë e paharruar.

Shihemi se shpejti.. ?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI