Flash

Tom Hanks, një deklaratë të fuqishme për ‘rrugëtimin e ri’ pas inaugurimit të Biden

Lapsi.al 21 January 2021
Tom Hanks, një deklaratë të fuqishme për

Tom Hanks u shfaq disa herë gjatë gjithë programit duke prezantuar të famshmit e tjerë të pranishëm si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.

Në krye të mbrëmjes, aktori i “Cast Away” bëri disa deklarata për Amerikën që njëherësh ka qenë objekt diskutimi për disa kohë.

“Unë jam në Lincoln Memorial në National Mall, në kryeqytetin e siguruar të kombit tonë”, tha ai. “Javët e fundit, vitet e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të përçarjeve të thella dhe një inati shqetësues në tokën tonë. Por sonte ne mendojmë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ai shtoi: “Praktika e demokracisë sonë, themelet e republikës sonë, integriteti i Kushtetutës, shpresa dhe ëndrrat që ne të gjithë ndajmë për një bashkim më të përsosur”.

Tjetra, Hanks shpjegoi se ndërsa Dita e Përurimit ishte sigurisht një sinjal i një ndryshimi të madh në Amerikë, ajo ishte gjithashtu ‘për shumë më tepër sesa betimi i udhëheqësve tanë të ardhshëm kombëtar’. “Kjo ditë ka të bëjë me dëshmimin e përhershmërisë së idealit tonë amerikan”, vazhdoi ai. “Çdo katër vjet ne dëgjojmë fjalët që do të na fuqizojnë të gjithëve në udhëtimin përpara, mesazhin që mund të na bashkojë, teksa fillojmë një kalim të ri nga ku jemi deri atje ku mund të jemi. Një udhëtim drejt një qëllimi të përbashkët”.

Të këshilluara

Historia frymëzuese e Jill dhe Joe Biden

Disa minuta para se të betohej si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden postoi në Instagram një video të shkurtër që përshkruan një moment të ëm...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI