Flash

Donald Trump zemërohet me artistët që do të performojnë në inagurimin e Joe Biden

Lapsi.al 20 January 2021
Donald Trump zemërohet me artistët që do të performojnë

Joe biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas certifikimit të votave elektorale nga Kongresi Amerikan. Sigurisht për inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahet një ceremoni, ku do të performojnë dy këngëtaret me famë botërore, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez. Kjo ceremoni do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan. Gjithashtu, këngëtarë të tjerë që do të performojnë janë Demi Lovato dhe Justin Timberlake. Mirëpo, kjo nuk po i pëlqen aspak ish-presidentit Trump! Ai është i zemëruar me artistët që do të performojnë në inaugurimin e Joe biden, pasi Hollywood bojkotoi ceremoninë e tij inauguruese të vitit 2017. Sipas “Washington Post”, Trump ishte më shumë i mërzitur me Tom Hanks dhe Lady Gaga-n.

Duke filluar nga ora 8:30 pasdite, të mërkurën, Hanks do të organizojë një shfaqje televizive me rastin e inaugurimit të Biden, emision televiziv 90 minutësh për t’u transmetuar në të gjitha rrjetet kryesore që transmetojnë shfaqje muzikore nga artistë duke përfshirë Garth Brooks, Lady Gaga, Jennifer Lopez, Bruce Springsteen, Justin Timberlake, Jon Bon Jovi, Demi Lovato dhe Foo Fighters.

Trump ka reaguar gjithashtu pas fitores së certifikuar të Presidentit të ri.

“Ky vendim, që përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të jashtëzakonshme. Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet e konfirmojnë këtë, në datën 20 janar do të ketë një tranzicion të rregullt. Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdojmë luftën tonë për të siguruar që të numëroheshin vetëm votat e ligjshme.”- u shpreh Trump.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI