Flash

Peaky Blinders do të vij me një sezon të ri dhe të fundit

Lapsi.al 19 January 2021
Peaky Blinders do të vij me një sezon të ri dhe të fundit

Deri tani, Peaky Blinders ka pesë sezone të cilat kanë fiksuar publikun para ekranit dhe fatkeqësisht pandemia Covid-19 i vonoi xhirimet e sezonit të ri, aq sa u mendua se s’do të kishte më një të tillë.

Mirvpo, lajmi i mirë është se po vjen një sezon i gjashtë i “Peaky Blinders” për të gjithë ata që e kanë pritur me padurim.

Po ashtu, fansat e këtij seriali do të mërziten me lajmin se sezoni i gjashtë do të jetë edhe i fundit siç ka konfirmuar shkrimtari dhe krijuesi Steven Knight.

“Peaky Blinders” është një ndër serialet më influencues në mbarë botën, që tregon historinë e një familjeje gangsterësh e vendosur në vitin 1919 në Birmingham, dhe shefit të saj badass, Tommy Shelby i portretizuar nga Cillian Murphy.

Tommy është një veteran i Luftës së Parë Botërore që e përndjekin makthet e luftës çdo natë. Ai është bosi i madh i familjes që është përfshirë në aktivitete të ndryshme të paligjshme (baste dhe tregti e zezë). Tommy sheh një mundësi për të zgjeruar fuqinë e familjes së tij, kur i bie në dorë një sasi e madhe armësh, vendndodhja e të cilave nxit Winston Churchill – asokohe një zyrtar i ri qeveritar – të dërgojë Kryeinspektorin Neill Campbell (Sam Neill) për t’i tërhequr ato.

Tommy nis planet për të përfituar nga kontrabanda, por Campbell, ka planet e tij të fshehta që përfshijnë edhe një femër bjonde super tërheqëse (Annabelle Wallis) e përdorur si agjente e fshehtë për t’i shkrirë zemrën e ngurtë gangsterit.

Të këshilluara

Si e bëri Anwar Hadid Dua Lipën për vete

Vëllai i Gigi Hadid Anwar Hadid i vodhi zemrën Dua Lipës duke gatuar një ushqim të veçantë të Lindjes së Mesme për të gjatë karantinës. Modeli impresionoi të da...

09:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI