Flash

Justin Timberlake dhe Jessica prindër për herë të dytë pas një shtatëzanie të fshehtë

Lapsi.al 18 January 2021
Justin Timberlake dhe Jessica prindër për herë të dytë

Në muajin dhjetor të vitit 2019, Justin Timberlake u kap mat duke shtrënguar duart me kolegen e tij Alisha Wainwright, në New Orleans. Incidenti gjeneroi shumë lajme dhe kritika ndaj Justin-it, i cili u cilësua si një tradhtar. Madje, fotot e publikuara i prishën punë me partneren, Jessica Biel dhe çifti ishte në prag ndarjeje. Megjithatë, dyshja nisi terapinë në çift dhe marrëdhënia e gjatë e dashurisë arriti të rikthehej si më parë. Justin dhe Jessica janë më të dashuruar se kurrë dhe i kanë lënë pas pengesat mes tyre. Për më tepër, janë bërë prindër për herë të dytë!

“Dailymail” zbuloi në muajin korrik të vitit që lamë pas se Jessica ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, ndërsa shtatzëninë e mbajti në fshehtësi të plotë.

Deri tani, asnjëri prej çiftit s’kishte reaguar lidhur me këto lajme, por i ftuar në “Ellen Degeneres Show”, këngëtari i hitit “Mirrors” vendosi të flasë për herë të parë. Justin tregoi se ai dhe Jessica ishin bërë sërish me djalë, pas djalit të tyre të parë tashmë 5 vjeç. Madje, këngëtari nuk kurseu as emrin e të voglit. Dyshja kishte vendosur ta pagëzonte të birin me emrin Phineas.

“Emri i tij është Phineas. Ai është i mrekullueshëm dhe kaq i lezetshëm. Nuk po na lë të flemë, por jemi të entuziazmuar të lumtur dhe mirënjohës”, tha Timberlake.

Të këshilluara

Helen Mirren ,pjesë e 'Fast and Furious 9'

Së fundmi Vin Diesel përmes një deklarate për  Entertainment Weekly konfirmoi pjesëmarrjen e Helen Mirren në Fast&Furious 9. Diesel tregoi se Helen është...

11:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI