Flash

Kylie Jenner e veshur firma e stilistëve shqiptar

Lapsi.al 18 January 2021
Kylie Jenner e veshur firma e stilistëve shqiptar
Kylie Jenner një nga personazhet publike më të njohur në botë dhe sigurisht emri i saj vlen shumë. Ylli i TKUWTK ka treguar se ka gjithnjë shumë stil në të veshur dhe nuk zhgënjen me zgjedhjet e saj. Mirëpo së fundmi na ka surprizuar të gjithëve. Teksa pozonte para pasqyrës, Kylie shihej e veshur me pantallona dhe bluzë të bardh si gjithnjë shumë seksi. Deri këtu çdo gjë është si gjithmonë. Por, në fakt pantallonat e saj janë të stiluar nga stilistë shqiptarë të firmës “Street style jeans”. Vetë firma ka publikuar video në rrjetet sociale duke ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tyre. STREETSTYLEJEANS është themeluar në vitin 2015 nga disa shqiptarë dhe është një firmë krejt e veçantë nga të tjerët. Stilistët marrin xhinsa të vjetra dhe i përshtatin me trendet e fundit, madje edhe i personalizojnë veshjet. Deri tani janë të shumtë personazhet publike shqiptare që ia kanë besuar veshjen e tyre STREETSTYLEJEANS , por Kylie e çoi suksesin e tyre në një tjetër nivel.

Të këshilluara

Helen Mirren ,pjesë e 'Fast and Furious 9'

Së fundmi Vin Diesel përmes një deklarate për  Entertainment Weekly konfirmoi pjesëmarrjen e Helen Mirren në Fast&Furious 9. Diesel tregoi se Helen është...

11:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI