Flash

Revista prestigjoze "Vogue" cilëson motrat Lipa si vajzat më me stil

Lapsi.al 18 January 2021
Revista prestigjoze "Vogue" cilëson motrat Lipa si vajzat më
Dua Lipa është cilësuar gjithmonë si një nga artistet më me stil dhe duhet thënë se asnjëherë nuk ka zhgënjyer me paraqitjet e saj. Mirëpo dashuria për të bukurën dhe stilin është në gjak, sepse Dua nuk është e vetmja nga familja e saj që ndriçon në çdo dalje publike. Dhe këtë gjë nuk e themi ne, por e thotë prestigjiozja “Vogue”. Revista ka përfshirë në një artikull personazhet e njohur dhe të famshmit e “Instagram”-it që u veshën më mirë javën që lamë pas. Në këtë artikull përmendet Dua Lipa dhe po ashtu motra e saj, Rina. Duke folur për veshjet më të bukura të Dua Lipës, në të shkruhet edhe për motrën e saj, që e ka shoqëruar Duan bashkë me familjen në pushimet në Meksikë. “Dua nuk është e vetmja Lipa që ka talent për stilin. Me oqeanin në sfond, motra e saj më e vogël, Rina, u shfaq me një look shumë elegant, që përfshinte një varëse perlash, një këmishë klasike të bardhë, një fund të zi dhe taka”, shkruan “Vogue” për Rinën. Në këtë artikull të revistës përmendet edhe Kim Kardashian, FKA Twigs, Tracee Ellis Ross etj. Kujtojmë se së fundmi edhe Dua Lipa ka pozuar për “Vogue” e madje është përzgjedhur për kopertinën e këtij muaji. Këngëtarja i habiti të gjithë me eksperimentet e shumta në look për këtë kopertinë, por në çdo foto dukej një yll i vërtetë dhe u pëlqyen shumë nga fansat e saj.

Të këshilluara

Helen Mirren ,pjesë e 'Fast and Furious 9'

Së fundmi Vin Diesel përmes një deklarate për  Entertainment Weekly konfirmoi pjesëmarrjen e Helen Mirren në Fast&Furious 9. Diesel tregoi se Helen është...

11:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI