Flash

Çfarë kuptimi kishte pëllumbi në veshjen e Lady Gaga gjatë ceremonisë

Lapsi.al 21 January 2021
Çfarë kuptimi kishte pëllumbi në veshjen e Lady Gaga

Lady Gaga ishte e prnaishme në inaugurimin e Joe Biden për të performuar. Këngëtarja u ngjit në skenë dhe këndoi himnin kombëtar shoqëruar nga banda e marinës amerikane.

“Kjo është një ditë paqeje për të gjithë amerikanët. Një ditë për dashurinë, jo urrejtjen. Një ditë për pranimin dhe jo frikën”, shkroi Gaga në rrjete sociale për ditën e inaugurimit.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj shumë të veçantë, me të cilën edhe performoi në skenë. Lady Gaga kishte zgjedhur që në këtë ditë speciale të vishte një xhaketë të zezë që i rrinte pas trupit dhe një fund të gjatë të kuq që ishte i fryrë. Këngëtarja performoi me një mikron prej floriri dhe në xhaketën e saj kishte vendosur po ashtu një pëllumb prej ari.

joe biden sworn in as 46th president of the united states at us capitol inauguration ceremony

joe biden sworn in as 46th president of the united states at us capitol inauguration ceremony

Pëllumbi ishte ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi ishte një detaj që binte shumë në sy. Ndaj këngëtarja është detyruar të shpjegojë se çfarë mesazhi fshihej pas tij. Ajo ka postuar një foto në Instagram dhe ka treguar se përmes pëllumbit që mban edhe një degë ulliri dëshironte të përcillte tek të gjithë një mesazh për paqe.

“Një pëllumb që mban një degë ulliri. Shpresoj që të gjithë ne të bëjmë paqe me njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Twitter.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI