Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Të gjithë po ikin/ Eurostat: Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE, e para në raport me popullsinë

Lapsi.al 19 January 2021
Të gjithë po ikin/ Eurostat: Shqipëria e gjashta në

Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Europian. Të dhënat u publikuan nga Eurostat, sipas të cilit për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 rreth 868 mijë leje qëndrimi.

Sipas Eurostat, në fund të vitit 2019, qytetarët e Marokut ishin grupi më i madh që mbanin leje qëndrimi të vlefshme (2.0 milionë), ndjekur nga shtetasit e Turqisë (1.9 milionë), Ukrainës (1.3 milionë) dhe Kinës (përfshirë Hong Kongun; 1.0 milionë). Këto ishin shtetësitë e vetme që kishin më shumë se një milion leje qëndrimi të vlefshme.

Shifrat e tjera larta u regjistruan për qytetarët e Sirisë (974 000), Shqipërisë (868 000), Algjerisë (700 000), Rusisë (689 000), Indisë (555 000) dhe Serbisë (504 000). Qytetarët e këtyre 10 vendeve zënë më shumë se gjysmën (51%) të numrit të përgjithshëm të lejeve midis qytetarëve jo-BE që mbajnë leje qëndrimi të vlefshme në BE-27.

Ndërsa renditet e gjashta në botë për numrin e lejeve të qëndrimit që janë dhënë për shtetasit e saj, Shqipëria e vogël, me vetëm 2.85 milionë banorë, renditet e para në botë për lejet e qëndrimit, në raport me popullsinë e saj.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, për shtetasit shqiptarë, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë per Shqipërinë 304 mijë leje qëndrimi për 1 milion banorë, që është 4 herë më e lartë sesa shteti i dytë pas nesh, Serbia (shih grafikun: Lejet e qëndrimit dhënë nga vendet e BE-së, për 1 mln banorë, deri në fund të 2019-s).

48% e lejeve janë dhënë në Itali

Sipas të dhënave të Eurostat, 48% e lejeve të qëndrimit janë dhënë për shtetasit shqiptarë nga Italia, për një total prej rreth 417 mijë personash.

Në vend të dytë është Greqia, me 43%, ose 371 mijë persona.

Gjermania ka kaluar në vend të tretë, me 43 mijë lejë qëndrimi, ose 5% të totalit.

Në vend të katërt është Franca, me 11 mijë persona, ose 1.3% të totalit.

Shtetet e tjera kanë dhënë mesatarisht më pak se 5,500 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë. /Monitor

Të këshilluara

Aksident me vdekje në rrugën Milot-Thumanë

Në aksin Milot-Thumanë, mbrëmjen e kësaj të marte është regjistruar një aksident. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Pjetër Perkeqi.,  rreth 70 vjeç, i cili...

19:05

Aksident në Kavajë, plagoset i moshuari

Një 83-vjeçar është plagosur pasditen e sotme pasi duke drejtuar motorin ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë në fshatin Bogovë të Kavajës....

18:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI