Flash

Presidenti i zgjedhur Biden me vizion “pozitiv e optimist” për vendin

Lapsi.al 18 January 2021
Presidenti i zgjedhur Biden me vizion “pozitiv e optimist” për

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka në plan të përcjellë një vizion “pozitiv e optimist” për vendin në fjalimin e inaugurimit të mërkurën dhe do të përpiqet “të kthejë një faqe të re, përkundrejt përçarjeve dhe urrejtjes së katër viteve të fundit,” gjatë presidencës Trump, tha të dielën një ndihmëse e zotit Biden. Kate Bedingfield, drejtoreshë për komunikimet për administratën e ardhshme Biden, tha në intervistë me rrjetin ABC se presidenti i ardhshëm do të prezantojë “një rrugë përpara që na fton të gjithëve të bashkohemi”.

“Mendoj se këtë duan amerikanët në të gjithë vendin. Ata duan një qeveri që përsëri është e përqëndruar tek ato që duhen dhe për të ndihmuar njerëzit për jetën e përditshme. 81 milionë amerikanë votuan për Presidentin e zgjedhur Biden pjesërisht sepse po parashtronte një vizion që na çon në një pikë ku të punojmë së bashku,” tha zonja Bedingfield.

Presidenti i zgjedhur Biden do të bëjë betimin në shkallët perëndimore të Kapitolit më 20 janar në një ceremoni që mishëron një traditë të gjatë të demokracisë amerikane. Këtë radhë ceremonia zhvillohet në një klimë tensionesh pas sulmit të dhunshëm nga protestuesit pro-Presidentit Trump në Kapitol më 6 janar. Zona përreth Kapitolit ku Joe Bideni do të bëjë betimin është kthyer në një zonë të militarizuar, e rrethuar me gardhe e barriera mbrojtëse, e bllokuar për këmbësorë e makina dhe e mbrojtur nga mijëra forca të armatosura të Gardës Kombëtare./VOA/

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI