Flash

Covid në Maqedoninë e Veriut, 361 raste të reja, 14 jetë të humbura

Lapsi.al 16 January 2021
Covid në Maqedoninë e Veriut, 361 raste të reja, 14 jetë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 14 të vdekur si dhe 361 të infektuar me koronavirus, ndërkohë që rekord është shënuar sa i përket të shëruar, gjithsej 2.116 persona. Shifrat për rastet e reja, që janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bazohen në testimin e 2.176 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Viktimat janë: 6 në Shkup, nga 2 në Tetovë dhe Strumicë si dhe nga 1 në Kumanovë, Prilep, Strugë dhe Ohër.

Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2.696 persona, i të shëruarve në 71.592, ndërsa raste aktive janë 14.461 persona. Që nga paraqitja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut, me sëmundjen COVID-19 janë diagnostikuar 88.749 persona, nga më shumë se 430.000 teste të kryera.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për shqiptimin e 370 gjobave për mosrespektimin të masave mbrojtëse, përkatësisht për mosmbajtjen të maskës.

Nga ana tjetër, opozita ka drejtuar kritika ndaj qeverisë, për siç ka thënë, “mashtrimin e popullatës lidhur me procesin e vaksinimit”.

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE tha se “për shkak të politikave katastrofale të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, Maqedonia ka mbetur vendi i vetëm në Ballkan që jo vetëm që nuk ka siguruar asnjë vaksinë, por as pajisjet e nevojshme për ruajtjen e tyre”.

“As që ka datë të saktë se kur do të fillojë vaksinimi, as sa vaksina nevojiten, shkruan Rel. Me muaj dëgjojmë vetëm spekulime dhe gënjeshtra. Është fakt që ata nuk kanë asnjë plan për vaksinimin. Është fakt se Zoran Zaev dhe Venko Filipçe e shkatërruan shëndetësinë. Ata i kanë lënë njerëzit pezull në mes të epidemisë dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilokvski.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI