Flash

Del VIDEO/ Parakalimi i gabuar që i mori jetën familjes nga Kosova

Lapsi.al 15 January 2021
Del VIDEO/ Parakalimi i gabuar që i mori jetën familjes nga Kosova

Report Tv publikoi një video pak para se të ndodhë aksidenti tragjik i ditës së djeshme, në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip "Citroen" me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina ka parakaluar një tjetër makinë, dhe më pas është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me drejtues Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.

Siç shihet dhe nga videoja, mjeti “Citroen” ka bërë parakalim të gabuar dhe ka dalë në krah të kundërt, si pasojë është përplasur me kamionin që po vinte përballë. Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 anëtarët e familjejes Avdiaj nga Kosova, konkretisht Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç e Medina Avdiaj, 5 vjeçe.

11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të tjerët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë aty. E plagosur rëndë ka mbetur edhe një fëmijë tjetër, Violeta Avdiaj 3 vjeçe, e cila është në spital.

Edhe eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini në një intervistë për Report Tv tha se drejtuesi i mjetit “Citroen”, nuk ka llogaritur mirë hapësirën për parakalim. Report Tv ka zbardhur dëshminë e shoferit të kamionit, Isa Shala. Përpara uniformave blu, ai ka rrëfyer se ka qenë duke lëvizur në krahun e tij të rrugës kur mjeti ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte nga Prishtina i ka ardhur përballë me një shpejtësi në mënyrë të befasishme duke sjellë edhe përplasjen e fuqishme. 

Familja që u shua ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës. /shqiptarja.com

Të këshilluara

Pandemia, Greqia nis rihapjen më 22 janar

Greqia nis rihapjen nga 18 janari ose e hëna e javës që vjen duke lejuar fillimin e punës për disa biznese të vogla. Në ”zonat e gjelbra”do të lejohen të funksi...

19:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI