Flash

Jennifer Lopez tregon sekretet e bukurisë së përjetshme

Lapsi.al 15 January 2021
Jennifer Lopez tregon sekretet e bukurisë së përjetshme

Jennifer Lopez është padyshim shembulli perfekt se mosha është thjesht një numër. Ajo është 51 vjeçe dhe duket si një 20-vjeçare. Gjithmonë kemi qenë kurioz të dimë sekretet e saj të bukurisë dhe këngëtarja më në fund i ka zbuluar publikisht një më një.

Përveç rutinës së bukurisë që ndjek, Jennifer është shprehur se për një grua është shumë e rëndësishme që të kujdeset për atë çfarë ndodh brenda saj së pari, që të duket e bukur dhe jashtë. Ajo ka treguar për revistën “Elle” 5 trajtime bukurie, pa të cilat nuk mundet të jetojë. Ato përfshijnë gjumin, kremin e diellit, serumet, suplementet dhe të pasurit një jetesë të shëndetshme.

On The Floor hitmaker has finally spilled her top secrets to maintaining her famous youthful glow

Ajo ka thënë se në vend që të harxhojë shumë të mëdha parash në produkte kozmetikë, preferon që të përdorë suplemente natyrale që e bëjnë lëkurën të shëndetshme. Gjithashtu ka thënë se tregohet shumë strikte me dietën e saj, duke i kushtuar shumë rëndësi se çfarë konsumon.

Kujtojmë se së fundmi, Lopez ka publikuar videoklipin e këngës “In the morning”. Në të ajo është shfaqur totalisht nudo dhe ka zbuluar çfarë mesazhi fshihet pas.

“Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’. Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër…. mund të ndryshosh vetëm veten tënde. Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar”, ka shpjeguar këngëtarja, pasi ka publikuar një pjesë të klipit në Instagram.

Të këshilluara

Dua Lipa: Një ditë normale në fermën Hadid

Teksa mundësitë për kalimin e festave të fundvitit ishin shumë të kufizuar për shkak të pandemisë, Dua Lipës iu hapën dyert e një vendi tejet të veçantë: ferma ...

09:39

Gwyneth Paltrow: Nuk më pëlqen fama

Gwyneth Paltrow ka pranuar se kurrë nuk është ndjerë rehat me famën që i ka sjellë suksesi i saj. 48 vjeçarja ka qenë në vëmendjen e publikut për më shumë se...

15:21

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI