Flash

Gwyneth Paltrow: Nuk më pëlqen fama

Lapsi.al 14 January 2021
Gwyneth Paltrow: Nuk më pëlqen fama

Gwyneth Paltrow ka pranuar se kurrë nuk është ndjerë rehat me famën që i ka sjellë suksesi i saj.

48 vjeçarja ka qenë në vëmendjen e publikut për më shumë se 20 vjet dhe ka luajtur në dhjetëra filma, përfshirë Iron Man VR. Duke folur me Naomi Campbell për “No Filter”, nëna e dy fëmijëve tha se ajo filloi të rivlerësonte karrierën ndërsa po rritej.

“Unë mendoj se shumë prej tyre vijnë edhe nga fakti që unë – dhe kjo është diçka që unë mendoj se e kuptova më vonë në jetë – në të vërtetë nuk kam qenë aq komode që isha një person publik apo të jesh para kamerës madje megjithëse e kam bërë për kaq shumë kohë”, ka thënë ajo. “Është një pjesë e imja që ndihet vërtet e ndrojtur dhe nuk më duket sikur jam natyrshëm”.

“Unë fillova karrierën në moshë të re. Kalova një kohë të gjatë derisa e pyeta veten, a e pëlqej këtë punë? A jam duke u ndjerë rehat derisa po e bëj këtë? A dëshiroj të bëhem aktore?”, shtoi ajo.

Të këshilluara

Fansat hedhin dyshime: Dua Lipa shtatëzanë

Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike orët e fundit për shkak të një aludimi të fansave të saj se ajo mund të jetë shtatzënë. Këngëtarja publikoi në...

13:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI