Flash

Anne Hathaway: Nuk më pëlqen që njerëzit të më drejtohen në emër

Lapsi.al 14 January 2021
Anne Hathaway: Nuk më pëlqen që njerëzit të më

Anne Hathaway është një nga aktoret më të njohura të “Hollywood”-it, por pavarësisht se është mjaft e famshme duket se edhe ajo ka një problem me emrin e saj. E ftuar së fundmi në emisionin “Jimmy Fallon Show”, aktorja ka treguar se nuk i pëlqen që njerëzit t’i drejtohen me emrin e saj. Dhe e dini se cila është arsyeja? Sepse vetëm një njeri i thërret me emrin e saj dhe ajo është e ëma.

“Personi i vetëm që më thërret Anne është nëna ime dhe ajo e bën këtë gjë kur është shumë e nevrikosur me mua. Kështu që sa herë dal në publik dhe dikush më thërret me emrin tim, më duket sikur do më bërtasin”, është shprehur aktorja.

Ajo ka treguar se në moshën 14 vjeçare, kur xhiroi një reklamë, ju tregoi njerëzve se duhej ta thërrisnin sipas emrit të saj, por nuk e mendoi se gjithë jetën do i ngelej emri “Anne”.

Kështu ajo ju ka bërë thirrje njerëzve që ta thërrasin me pseudonimin e saj, Annie, ose si të duan ata përveçse me emrin e saj të vërtetë.

“Unë jam Annie. Njerëzit më quajnë Zonjusha H, njerëzit më thërrasin Hath, kështu që ndihuni të lirë, më thërrisni si të doni, por jo Anne”, është shprehur aktorja.

Të këshilluara

Fansat hedhin dyshime: Dua Lipa shtatëzanë

Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike orët e fundit për shkak të një aludimi të fansave të saj se ajo mund të jetë shtatzënë. Këngëtarja publikoi në...

13:18

Ava Max ndryshon "identitetin"

Këngëtarja shqiptare Ava Max është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila na ka bërë të gjithëve krenarë me talentin e punën e saj të palodhur....

15:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI