Flash

TikTok bën ndryshime për përdoruesit 16-vjeçar

Lapsi.al 14 January 2021
TikTok bën ndryshime për përdoruesit 16-vjeçar

Përdoruesit e TikTok që janë nën moshën 16-vjeçare, do të kalojnë automatikisht në statusin private pas ndryshimit të politikave të këtij rrjeti social. Aplikacioni kinez thotë se këto ndryshime bëhen për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve në rrjetet sociale. Gjithashtu, përdoruesit e tjerë do ta kenë të ndaluar që të shkarkojnë çdo video të publikuar në TikTok nga personat nën 16 vjeç. Përdoruesit e moshave nga 13-15 vjeç do të jenë në gjendje që të zgjedhin vetë miqtë që duan të komentojnë në profilin e tyre dhe do të kenë mundësinë gjithashtu që të bëjnë videot publike nëse duan. Por llogaritë e këtyre përdoruesve nën 16 vjeç, nuk do t’u shfaqen si sugjerim përdoruesve të tjerë. Ndryshimet e TikTok vijnë pas kritikave se ky rrjet social nuk garanton sigurinë e përdoruesve të mitur. Një rregullore e re e fundit dhe shumë e rëndësishme është lidhja e llogarive të prindërve me ato të fëmijëve të tyre, në mënyrë që të ketë më shumë kontroll mbi përmbajtjen me të cilën përdoruesit e rinj të aplikacionit vijnë në kontakt.

Të këshilluara

Ava Max ndryshon "identitetin"

Këngëtarja shqiptare Ava Max është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila na ka bërë të gjithëve krenarë me talentin e punën e saj të palodhur....

15:29

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran

Në muajin dhjetor Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Për këtë arsye ajo u detyrua të qëndronte e izoluar, duke mos u shfaqur as në ekran. Fatmirë...

15:23

Donald trump bllokohet edhe nga Youtube

YouTube ka pezulluar kanalin e Presidentit Donald Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë. Një video e fundit në kanalin e Trump kishte nxitu...

13:02

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI