Flash

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran

Lapsi.al 13 January 2021
Ellen DeGeneres rikthehet në ekran

Në muajin dhjetor Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Për këtë arsye ajo u detyrua të qëndronte e izoluar, duke mos u shfaqur as në ekran. Fatmirësisht ajo e kaloi virusin në gjendje të mirë shëndetësore, por tregoi se kishte vetëm dhimbje të forta shpine.

“Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, tregon Ellen asokohe.

Së fundmi ajo është rikthyer sërish në ekran me spektaklin e saj dhe në nisje të tij ka folur për eksperiencën e saj me Covid-19 dhe mënyrën shumë qesharake dhe epike se si mësoi se ishte infektuar.

Ellen DeGeneres

“Ka shumë gjëra negative që po ndodhin rreth e rrotull, kështu që unë dua t’ju flasë për diçka pozitive, testin tim të koronavirusit. Tani jam mirë, jam shumë mirë. Çdo gjë është e qartë.

Unë isha duke u bërë gati për spektaklin, që ju do e shihnit dhe isha duke rregulluar flokët e bërë grimin. Po vendosja pudrën dhe extensions dhe pastaj vjen asistentja ime, Craig, dhe më thotë, ‘Ke rezultuar pozitive për Covid’. Aty pastaj të gjithë njerëzit që ishin rreth meje u larguan me vrap, ishte shumë qesharake, njerëzit frikësohen shumë. Disa nuk kanë ardhur më në punë që atëherë”, ka treguar Ellen.

Të këshilluara

Donald trump bllokohet edhe nga Youtube

YouTube ka pezulluar kanalin e Presidentit Donald Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë. Një video e fundit në kanalin e Trump kishte nxitu...

13:02

Emma Roberts zbulon emrin e të birit

Në muajin dhjetor aktorja e famshme, Emma Roberts, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, që sipas mediave rozë e pagëzoi me emrin Rhodes. Ndë...

11:26

Çfarë kuptimi ka tatuazhi i Chrissy Teigen

Chrissy Teigen humbi pak kohë më parë fëmijën e tretë, që e priste të vinte në jetë edhe për pak muaj. Kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë për të dhe bashkëshor...

10:22

Rita Ora rikthehet me këngën “Flame”

Rita Ora thuhet se po rikthehet gjatë këtij muaji me një këngë të re të titulluar “Flame”. Projekti rikthyes i artistes shqiptare “Flame” thuhet se është shk...

16:39

Ndërron jetë aktorja Pat Loud

Pat Loud e njohur më shumë për paraqitjen në “An American Family”, ka vdekur në moshën 94 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj të hënën në një...

16:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI