Flash

Yolanda Hadid zbuloi padashje portretin e vajzës së Gigi dhe Zayn

Lapsi.al 13 January 2021
Yolanda Hadid zbuloi padashje portretin e vajzës së Gigi dhe Zayn

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende e aq më pak portretin. Ata janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes mediatike të voglën, ashtu siç bënë edhe gjatë pjesës më të madhe të shtatzënisë së Gigi-t. Fansat e mësuan shumë vonë se modelja ishte në pritje të ëmbël dhe gjatë asaj kohe ajo nuk preferoi të jepte shumë detaje për këtë pjesë. Mirëpo, teksa çifti përpiqet të ruajë privatësinë dhe të mos e publikojë kurrë portretin e vajzës, ka qenë mamaja e Gigi-t, Yolanda, ajo që e ka bërë një gabim të tillë. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë një foto me të voglën e Gigi-t dhe Zayn, ndërsa fansat kanë kapur menjëherë detajin: Portreti i bebushes dallohej në pasqyrën e vogël që qëndronte pas Yolandës. Pasi e ka kuptuar gabimin, Yolanda e ka fshirë menjëherë këtë foto, e ka prerë dhe e ka postuar sërish, por ishte tepër vonë! Të gjithë krijuan një ide të portretit të bebushes më të famshme të momentit, të cilës ende nuk i kemi mësuar as emrin.

Të këshilluara

Çfarë kuptimi ka tatuazhi i Chrissy Teigen

Chrissy Teigen humbi pak kohë më parë fëmijën e tretë, që e priste të vinte në jetë edhe për pak muaj. Kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë për të dhe bashkëshor...

10:22

Rita Ora rikthehet me këngën “Flame”

Rita Ora thuhet se po rikthehet gjatë këtij muaji me një këngë të re të titulluar “Flame”. Projekti rikthyes i artistes shqiptare “Flame” thuhet se është shk...

16:39

Ndërron jetë aktorja Pat Loud

Pat Loud e njohur më shumë për paraqitjen në “An American Family”, ka vdekur në moshën 94 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj të hënën në një...

16:20

Zendaya flet për fillimet e karrierës

Zendaya arriti në një kohë të shkurtër famë të madhe në karrierën artistike, si në këngë po ashtu edhe në aktrim. Mirëpo artistja ka rrëfyer se në fillimet e sa...

14:09

Luke Evans konfirmon ndarjen nga partneri

Luke Evans ka konfirmuar se është ndarë nga i dashuri i tij, Rafael Olarra. Aktori i “Beauty and the Beast”, 41 vjeçar, u përfol se u nda nga Rafael tetorin ...

13:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI