Flash

Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, këto janë emrat e anëtarëve

Lapsi.al 14 January 2021
Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, këto

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit. Mësohet se këtë të enjte është konstituuar përbërja e anëtarëve që u zgjodh me short nga Presidenti Ilir Meta më datë 4 Dhjetor të vitit të kaluar.

“KED vlerësoi se me konstituimin e tij, menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e lëshuar për mediat.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2021, me praninë e të gjithë anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, ditën e sotme, 14.01.2021, në ambientet e e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, për të ushtruar komptencat dhe detyrime kushtetuese dhe ligjore për vitin 2021, me përgjegjshmëri institucionale, profesionale dhe qytetare, diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në Rendin e Ditës, të bërë publik në datë 11.01.2021.

Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 04.12.2020, me këtë përbërje anëtarësh:

1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese

2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese

3. Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë

4. Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme

5. Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit

6. Elona Toro nga Gjykatat e Apelit

7. Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

8. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

9. Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative

Dhe anëtarë zëvendësues:

Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese

2. Ilir Panda nga Gjykata e Lartë

3. Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme

4. Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit

5. Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

6. Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative

KED vlerësoi se me konstituimin e tij, menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në vijim të mbledhjes, në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2021. Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021. Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2021, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.

KED vendosi që njoftimin për mbledhjen e ardhshme, ta bëjë publike menjëherë sapo ajo të vendoset.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI