Flash

Kosova një muaj larg zgjedhjeve, Vjosa Osmani takime në Bruksel

Lapsi.al 11 January 2021
Kosova një muaj larg zgjedhjeve, Vjosa Osmani takime në Bruksel

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Bruksel, ku do të ketë takime me zyrtarë të Belgjikës, si dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian. Osmani pritet të takojë të martën presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli, dhe komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

BE-ja i ka konfirmuar këto takime, por nuk ka dhënë hollësi rreth temave që pritet të diskutohen.

Sipas burimeve të BE-së, pritet që të flitet për situatën aktuale në Kosovë, për procesin zgjedhor, për përballjen me pandeminë e koronavirusit, si dhe për dialogun me Serbinë.

Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 14 shkurt.

Sa i përket këtij procesi zgjedhor, në BE janë shprehur më herët se presin që ai të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet evropiane.

BE-ja pret që edhe pas zgjedhjeve, pa marrë parasysh se kush do ta formojë Qeverinë e ardhshme, Kosova të vazhdojë përkushtimin për dialog me Serbinë, të cilin e lehtëson vetë BE-ja.

Në takimet e Osmanit me zyrtarë të BE-së pritet të flitet edhe për ndihmën që i ofron Bashkimi Evropian Kosovës në përballje me pandeminë e koronavirusit, e sidomos për përgatitjen për fushatën e vaksinimit.

Të këshilluara

Itali/ Arratiset Moisi Habilaj

Moisi Habilaj shpallet në kërkim pasi është arratisur nga banesa e tij në Raguza të Italisë, e cila ishte në pronësi të vëllait. Gjykata e Apelit e Katanias ...

11:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI