Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Itali/ Arratiset Moisi Habilaj

Lapsi.al 11 January 2021
Itali/ Arratiset Moisi Habilaj

Moisi Habilaj shpallet në kërkim pasi është arratisur nga banesa e tij në Raguza të Italisë, e cila ishte në pronësi të vëllait.

Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Ky vendim erdhi pasi në maj Gjykata ndryshoi masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia në "arrest shtëpie" Habilajn. Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias tashmë kanë vendosur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.

Kujtojmë se Moisi Habilaj u dënua nga shkalla e parë me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në arrest shtëpie në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria. Gjyqtarët, gjatë seancës së parë të procesit të apelimit, në fakt kishin pranuar kërkesën e avokatëve të tij, shkruan shqiptarja.com.

Ai është është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri.Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale 'trafikim i narkotikëve' në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal', 'Grup i strukturuar kriminal', Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale'. Për këtë dosje u akuzuan të përfshirë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj. /Shqiptarja.com

Të këshilluara

Mediat serbe: FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake në mars sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardë...

21:34

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI