Flash

Manastirliu flet për planin e vaksinimit: Do të nisë me mjekët dhe infermierët

Lapsi.al 11 January 2021
Manastirliu flet për planin e vaksinimit: Do të nisë me

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin e vaksinimit ndaj COVID-19  në Shqipëri që nis zyrtarisht nga sot.

Manastirliu tha se nga këtë 11 janar fillon vaksinimi për mjekët dhe infermierët si më prioritarët brenda sistemit shëndetësor.

Nga ana tjetër Manastirliu ka theksuar se prioritarë gjatë vaksinimit do të jenë dhe të moshuarit që jetojnë në institucionet e kujdesit shëndetësor apo shtëpitë e të moshuarve.

Për këtë arsye Manastirliu ka theksuar se në Shqipëri do të ketë një vaksinim të kombinuar që do të përfshijë njëkohësisht disa grupe të riskuara.

"Më lejoni t’ju bëj prezent planin e vaksinimit. T’ju prezantoj me punën intensive të bërë nga ekspertët, gjithashtu dhe nga dy komitetet e vaksinimit dhe imunizimit. Këto komitete kanë ekspertët më të mirë të imunizimit, kanë bërë një ekspertizë të imtësishme. Kanë studiuar planet, parametrat dhe sigurisht në bazë të standardeve më të mira kanë bërë planin. Përfshin disa aspekte.

Prioritet grupet që vaksinohen

  • Personat në përballje të përditshme me COVID-19, punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, epidemiologët, urgjenca. 23 mijë bashkë me personelin mbështetës, mjekët e infermierët do jenë të parët që do vaksinohen. Vaksinimi i tyre fillon sot, dhe do shtrihet sipas kapaciteteve.
  • Punonjësit në reanimacion, urgjenca e më tej.
  • Prioritarë janë personat e moshuar dhe ato me probleme shëndetësore, ku në fazën e parë planifikojmë punonjësit shëndetësorë, por kemi vaksinim të kombinuar. Të jemi shumë specifikë në ato grupe që kanë nevoja urgjente. Planifikojmë që personat në azile dhe kujdesit shëndetësor të vijojë vaksinimi paralelisht.
  • 170 mijë persona, të moshuarit mbi 75 vjecc

Vaksinimi do të bëhet në qendra të posaçme. Kemi bërë këto post-stacionet. 60 poste vaksinimi vetëm këtu, që kanë parashikuar të gjithë elementët e sigurisë e cilësisë, bashkë me vaksinatorët. Kemi marrë masat që të gjithë vaksinatorët të jenë të trajnuar për Pfizer/BioNTech.

Pikat tona të vaksinimit, do të vijojnë në Shkodër e Vlorë. Mbi bazën e vlerësimit vlerësojmë se në disa muaj do përfundojmë vaksinimin e grupeve prioritare. Në arenën kombëtare prej mbi 60, sipas asaj që nevojitet.

Nuk do të ketë vetëm në Tiranë, Shkodër, Vlorë e më tej. Do të ketë kartë vaksinimi, që do të ketë të gjitha të dhënat.”- tha Manastirliu.

 

Të këshilluara

Itali/ Arratiset Moisi Habilaj

Moisi Habilaj shpallet në kërkim pasi është arratisur nga banesa e tij në Raguza të Italisë, e cila ishte në pronësi të vëllait. Gjykata e Apelit e Katanias ...

11:40

Mediat serbe: FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake në mars sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardë...

21:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI