Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Basha njxerr një video tjetër nga Dubai: Ata kujdesen për qejfet e tyre, ata janë turp për Shqipërinë

Lapsi.al 11 January 2021
Basha njxerr një video tjetër nga Dubai: Ata kujdesen për qejfet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me videon ku shfaqeshin disa ministra dhe zyrtarë të kabinetit qeveritar ‘Rama’ në një darkë në Dubai, në restorantin e Nusret-it. Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri demokrat thekson se ndërkohë që vendi është në ujë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të shiut, ministrat darkojnë në një restorant të shtrenjtë. Mes të tjerash Basha shkruan se është koha që vendi të ketë një qeveri që kujdeset për njerëzit.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.”, shkruan Basha, ndërsa ka postuar edhe një video nga darka në restorantin në Dubai.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI