Flash

U kap me plagjiaturë, jep dorëheqjen ministrja austriake e punës

Lapsi.al 10 January 2021
U kap me plagjiaturë, jep dorëheqjen ministrja austriake e punës

Ministrja austriake e Punës, Christine Aschbacher dha dorëheqje pas akuzave se një pjesë të diplomës së saj universitare e kishte plagjiaturë. Ajo mohoi çdo akuzë, por tha se po largohej për të mbrojtur familjen e saj. Aschbacher, një anëtare e Partisë Popullore Austriake që udhëheq qeverinë e koalicionit, thuhet se kopjoi të paktën një të pestën e disertacionit të saj të doktoratës nga burime të tjera, si dhe pjesë të disertacionit të saj.

Akuza u bë nga akademiku Stefan Weber, i cili është specialist në zbulimin e plagjiaturave. Sipas Weber, Aschbacher mori të paktën një të pestën e disertacionit të saj, të titulluar “Krijimi i stilit të lidershipit për ndërmarrjet inovative”, nga burime të tjera, pa etiketuar siç duhet pretendimet.

Ajo përktheu një artikull nga revista Forbes nga anglishtja, duke përsëritur pretendimin e autorit origjinal se ajo vetë ka punuar “me qindra ekipe”. Kancelari Sebastian Kurz falënderoi Aschbacher për punën e saj dhe tha se e pranoi vendimin e saj. Të dielën, ai emëroi studiuesin ekonomik, Martin Kocher si ministrin e ri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI