Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Përmbytjet/ Rama sherr në Facebook: Nuk fiton PD sikur të puthet qielli me tokën

Lapsi.al 10 January 2021
Përmbytjet/ Rama sherr në Facebook: Nuk fiton PD sikur të puthet

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel në Shkodër dhe Lezhë ku ka bërë sikur ka parë situatën e përmbytjeve. Në videot e propagandës së tij në Facebook, ai ka përsëritur deri në lodhje se “ka rënë 2 herë më shumë shi se në 2010 kur vendi qeverisej nga PD, por ka pasur dëme më pak”. Me aq zell e ka marrë “sqarimin” e situatës sa u ka kthyer përgjigje personalisht edhe disa kritikëve në Facebook.

Më poshtë disa nga replikat.

Kledi Troka: Opo te genjyer qe beni kur te arrin prurjet mbi 8 metra do i shofim investimet tuaja jo me nje pikë ujë edhe u duket kushedi se cfar SHTET ORDINER.

Edi Rama: Kledi Troka nje pike uji sipas teje sepse nuk u permbytem si dikur prandaj, por me kete pike uji dikur behej nami ndersa sot jo, asgje! Prandaj ti mos u merzit pse nuk u be nami, se edhe nami te behej nuk fiton PD-ja prapeseprape?

Arber Kapiti: Per ca flet ti akoma kur gjith shqiperia nen uj akoma ju vazhdoni terr terr tpapam jeni o shok shkoni rregulloni gjonat.

Edi Rama: Arber Kapiti ku eshte e gjithe Shqiperia nen uje ku apo jane filma multiplikative keto qe sheh me sy! Hapi syte dhe shiko, lexo, meso, kupto, qe mos flasesh pa lidhje e mos leshosh pasthirrma fyese!

Eris Aliko: S'erdhi Vjosa siç duhej që vetëm merita vetes i jep po skapi urën në permet nuk quhet përmbytje po se di urën pyet kumbaron se ajo i ka qef urat të të thot.

Edi Rama: Eris Aliko aq sa erdhi ka ardhur kur ka permbytur dynjane xhan, keshtu qe mos u merzit pse nuk u be keq puna, sepse nuk fiton PD-ja edhe sikur te puthet qielli me token?

Tim Pjetri: Ismail Bej Jnr ik edhe inspekto rrugen qe te qon ne zonen adminisrative Ungrej edhe pastaj mburru per punet e mira qe po ben. 9 fshatra te bllokuara nuk jan pak.

Edi Rama: Tim Pjetri une nuk mburrem, thjesht komunikoj, po nese ty s'te pelqejne faktet s'te ndihmoj dot!

Zymer Morina: Paramendo shqiptaret ende merren me verrshime vendet e rajonit merren me teknologji te dronve pa pilot.

Edi Rama: Zymer Morina po po, se nuk u mbyt Serbia para pak vitesh nga vershimet e nuk u bllokua gjysma e vendit me jave te tera! Pastaj ne dronet pa pilot i kemi plot ne fejsbuk, jane ata si ti qe e leshojne fjalen pa mendje?

Arber Arber: Po cte duhet ore me 2010 po ngrijeni ne kembe shtetin edhe shpetojini ata njerëz. E keni per detyre jo per gjë tjetër.

Edi Rama: Arber Arber cilet njerez te shpetojme? Shikon ti ndonje ne rrezik se ne nuk shohim! Prandaj nuk e le 2010 une, se eshte vetmja menyre qe mbase tipat si ti te kuptojne edhe ndryshimin, edhe situaten.

Arber Arber: Edi Rama aty i keni neper intervista qe po ankohen se po u shkon uji gjys metri brenda ne shtepi. Nese per ju kjo gje seshte rrezik qofshi ju qe jeni skam cte them...

Edi Rama: Arber Arber ne cilat intervista se une jam ne terren dhe nje shtet i tere eshte ne terren dite nate e nuk ka asnje njeri ne rrezik!

Gjysho Sherifi: Urime z.Rama dhe urdhero Bashkite te pastroin dhe rregulloin kanalet kulluese se jane te bllokuara.

Edi Rama: Gjysho Sherifi po te ishin kanalet kulluese te bllokuara do isha me varke sot une ne Shkoder jo ne kembe, prandaj mos flisni pa lidhje aman te keqen! 

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Basha dhe Rama nisen drejt Shkodrës

Lulzim Basha dhe Edi Rama janë nisur drejt Shkodrës. Ky i fundit është një ndër qarqet më problematike nga përmbytjet, për shkak të shirave të pandërprera të...

13:00

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI