Flash

Paloka krahason çmimin e hotelit të Etilda Gjonajt me pjatën e mishit të Belinda Ballukut

Lapsi.al 10 January 2021
Paloka krahason çmimin e hotelit të Etilda Gjonajt me pjatën e

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka lëshuar akuza për luksin e jetesës së qeveritarëve duke marrë shkas nga video ku ministrat dhe vartësit e Ramës darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjtë në botë. Paloka kujton dhomën 700 euro që paguante Etilda Gjonaj, ndërkohë që shpenzimet janë rritur dhe tashmë me 700 euro paguhet vetëm një pjatë sipas tij.

“Kjo qeveri ka ministra si Etilda që paguajnë 700 euro natën në hotel, po ka dhe ministra qe paguajne 700 dollarë një pjatë”, shkruan Paloka në një postim në facebook. Duke u kujtuar shqiptarëve udhëtimet e kreut të qeverisë me charter me shpenzime deri 100 mijë Euro, Paloka shkruan se “të gjitha këto mundesisht në kulmin e fatkeqësive për shqiptarët, kur njerzit janë nën rrënojat e termetit apo nën ujin që i ka përmbytur. Pandemia qëndron në sfond!”.

Postimi i plotë:

Kjo qeveri ka ministra si Etilda që paguajnë 700 euro natën në hotel, po ka dhe ministra qe paguajne 700 dollarë një pjatë.

Ka ministra që vetëm xhupi ju kushton 3 mijë euro po ka dhe ministra si Balluku që mbajnë varëse 10 mijë dollarë në qafë..

E imagjinoni që këta mbledhin vetëm grimcat e vjedhjeve që lë lubia ne krye të qeverisë. Ai që merr charterin 100 mijë euro për të bërë foto me Cristiano Ronaldon apo për tu zdërhallur nëpër botë herë për të hapur ekspozitat e tij , herë për të parë ndeshje të NBA e herë tjetër ( si rastin e fundit) thjesht për shooping ne Fifth Avenue të Neë York-ut. Të gjitha këto mundesisht në kulmin e fatkeqësive për shqiptarët, kur njerzit janë nën rrënojat e termetit apo nën ujin që i ka përmbytur. Pandemia qëndron në sfond!

Të këshilluara

Basha dhe Rama nisen drejt Shkodrës

Lulzim Basha dhe Edi Rama janë nisur drejt Shkodrës. Ky i fundit është një ndër qarqet më problematike nga përmbytjet, për shkak të shirave të pandërprera të...

13:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI