Flash

Dendias flet për "premtimin e përbashkët" me Ramën: Shkojmë në Hagë pas zgjedhjeve!

Lapsi.al 10 January 2021
Dendias flet për "premtimin e përbashkët" me

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka dhënë detaje nga vizita në Athinë e Kryeministrit Edi Rama, gjatë një intervistë për të përditshmen vendase Kathimerini.

Dendias shprehet se projektligji për zgjerimin me 12 milje detare të ujërave territoriale është depozituar në parlament dhe pritet të miratohet shumë shpejt. Për zgjerimin në Jon, kryediplomati grek sqaron se rekursi në Gjykatën e Hagës pritet të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri.

 

Ministri grek është referuar me detaje dhe në agjendën e diskutimit me kryeministrin shqiptar më 8 janar në Athinë.

“Me kryeministrin shqiptar kemi një marrëdhënie bashkëpunimi të sinqertë, tashmë. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, mendoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në prill.

Shënoj se të gjitha forcat politike shqiptare janë dakord se çështja e përcaktimit të zonave detare midis dy vendeve duhet të zgjidhet në bazë të të Drejtës Ndërkombëtare të Detit, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Kjo është pikërisht ajo që po u themi bashkëbiseduesve tanë turq. Dhe është veçanërisht e dobishme të kujtojmë se Z. Rama pranon që Greqia ka të drejtën e panegociueshme, të njëanshme për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje. Ai shtoi, në fakt, se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Dhe kështu që asnjë vend i tretë nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë, ose të shtoj, akoma më tepër të kërcënojë me luftë për këtë arsye”, është shprehur diplomati grek

I pyetur nga gazetari Vasilis Nedhos për projektligjin e depozituar në parlamentin grek, për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje, Dendias ka theksuar se “Projektligji do të vonohet menjëherë. Duhet të mos e nënvleftësojmë rëndësinë që ka. Ky zgjerim i kufijve sovran të shtetit grek, i pari nga 1947, në mënyrë paqësore dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare, është e drejtë e panegociueshme e vendit tonë. Por, që të jem i qartë, ne po përgatitemi për zgjerim edhe në zona të tjera të vendit. Po hedhim hapat e duhura teknike, që të jemi gati kur të konsiderohet koha e duhur të veprojmë. Kur do të ndodhë kjo, mbetet një vendim politik.

.Greqia luan një rol shumë të rëndësishëm në konsolidimin e stabilitetit dhe paqes. Si përmes mbështetjes së vazhdueshme të perspektivës europiane, ashtu edhe përmes pjesëmarrjes aktive dhe kontributit në nismat rajonale. Objektiva jonë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen Evropiane. Në të njëjtën kohë mbrojtja nga depërtimi i rrjeteve ekstremiste dhe perceptimet neo-Otomane. Në këtë aspekt kontribuojnë dhe vendet myslimane të rajonit më të gjerë që janë pro pozicionimeve tona, me të cilat ne ndërtojmë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të sinqertë, me aspiratën të jemi ura e bashkëpunimit me vendet me një popullsi të krishterë. Për të arritur të gjitha këto kemi një prezencë tepër aktive” ka thënë Dendia për Kathimerini.

 

Të këshilluara

Basha dhe Rama nisen drejt Shkodrës

Lulzim Basha dhe Edi Rama janë nisur drejt Shkodrës. Ky i fundit është një ndër qarqet më problematike nga përmbytjet, për shkak të shirave të pandërprera të...

13:00

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43