Pas katër ditësh me reshje të dendura shiu situata në qarkun e Shkodrës është alarmante. Bashkia njoftoi të dielën se 1,595 hektarë tokë mbeten të përmbytura 1,102 hektarë tokë të kultivuara, pjesa më e madhe në njësinë administrative Ana Malit, ndërkohë që në rrugën për në Obot është e përmbytur me ujë që arrin kuotën deri në 80 centimetra.
Për shkak të përmbytjeve ujësjellësi Oblika 1 është nxjerrë jashtë funksioni, probleme domethënëse janë shkaktuar nga situata e reshjeve edhe në njësitë administrative Dajç, Guri Zi, Velipojë, apo Bërdicë. Niveli i hidrometrave në pikën e Dajçit, Liqenin e Shkodrës dhe lumin e Drinit ka shkuar në 6.28 m (maksimalja 6.30m), 8.45m (maksimalja 8.7m), 6.95m (maksimalja 7.5m).