Flash

SHBA/ Shkon në 5 numri i viktimave pas protestave në Kongres, humb jetën një polic

Lapsi.al 8 January 2021
SHBA/ Shkon në 5 numri i viktimave pas protestave në Kongres, humb

Është thelluar bilanci i tragjedisë në SHBA, pas protestave të përgjakshme në godinën e Kongresit Amerikan. Mediet e huaja raportojnë se ka ndërruar jetën një oficer policie, që shërbente në Capitol Hill, duke e çuar në 5 numrin e viktimave, pas protestave masive, ku mbështetësit e Presidentit në detyrë, Donald Trump, u futën në selinë e Kongresit.

Ai është personi i pestë që vdes në një protestë të thirrur nga Trump për të parandaluar që Kongresi Amerikan të ratifikojë fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, raporton CNN.

Lajmi u konfirmua gjithashtu nga Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrat Dean Phillips, i cili shprehu ngushëllimet e tij për familjen e oficerit të policisë.

Të këshilluara

Lëshohet urdhër arresti për Donald Trump

Një urdhër-arrest është lëshuar të enjten ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një li...

12:42

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI