Flash

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

Lëshohet urdhër arresti për Donald Trump

Lapsi.al 7 January 2021
Lëshohet urdhër arresti për Donald Trump

Një urdhër-arrest është lëshuar të enjten ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një lideri të milicisë irakiane vitin e kaluar, thanë autoritetet gjyqësore irakiane, raporton Washington Post.

Urdhër-arresti u lëshua nga një gjykatës në Bagdad, ku po hetohet sulmi me dron i Shteteve të Bashkuara, që la të vrarë gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, tha gjykata irakiane.

Ata u vranë në sulmin që u krye janarin e vitit të kaluar në aeroportin e Bagdadit.

Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit.

Washington Post, shkruan se akuza për vrasje në Irak ka dënim me vdekje. Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij.

Vendimi për ta lëshuar këtë urdhër u tha se u bë “pasi gjykatësi kishte marrë deklaratat nga familja e Abu Mahdi al-Muhadis” të cilët janë në cilësinë e paditësve. Hetimi për këto vrasje është duke vazhduar, njoftoi Këshilli gjyqësor Suprem.

Të këshilluara

DW: Ditët e fundit të kaosit të Donald Trump

Donald Trump dhe ata që e mundësuan atë janë për t’u fajësuar, që turma mësyu të mërkurën Kongresin Amerikan në Uashington. Në një situatë të tillë ndërrimi i p...

09:46

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI