Flash

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

E FUNDIT/ Tërhiqet Trump: Do siguroj tranzicion të qetë të pushtetit për administratën e re (VIDEO)

Lapsi.al 8 January 2021
E FUNDIT/ Tërhiqet Trump: Do siguroj tranzicion të qetë të

Vetëm para pak minutash Presidenti Donald Trump doli për herë të parë para kamerave duke pranuar fitoren e Xho Bajden në zgjedhje dhe bëri thirrje për një tranzicion të qetë të pushtetit.

"Një administratë e re do të inaugurohet në 20 Janar. Fokusi im tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe të rregullt të pushtetit. Ky moment kërkon shërim dhe pajtim" - tha Trump në një video të postuar në Twitter dhe Youtube.

Presidenti u shpreh se dënonte dhunën në Kongres dhe bëri thirrje për dënimin e protestuesve që kryen aktet vandale dhe sulmin ndaj ndërtesës simbol të demokracisë amerikane. Trump po përballet me kritika të ashpra për mënyrën si ka trajtuar dhunën e paprecedentë që shpërtheu një ditë më parë në Kongresin amerikan.

Lexo më tej: E PLOTE/ Si u pushtua Kongresi Amerikan, kaosi, armët dhe përplasjet 

Në fjalën e tij gati 3-minutëshe, Trump me nota deri diku apologjike theksoi se gjithçka kishte dashur ishte të siguronte që zgjedhjet të ishin të drejta dhe kurrsesi përshkallëzim të situatës.

Megjithatë, në leximin e fjalës së Trump, Lapsi vuri re se në asnjë moment ky i fundit nuk përmendi fjalën 'President i ri' apo Xho Bajden. Ky fakt është vënë në dukje edhe nga qindra komentues në videon e Presidentit. Duke pasur parasysh paparashikueshmërinë që karakterizon Donald Trumpin, duket se edhe këto 12 ditë të Presidencës së tij do të jenë të mbushura me ankth. A po tërhiqet realisht biznesmeni miliarder nga karrigia e Presidentit?   ©LAPSI.AL 

https://www.youtube.com/watch?v=iFADopBnb_U

Të këshilluara

Lëshohet urdhër arresti për Donald Trump

Një urdhër-arrest është lëshuar të enjten ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një li...

12:42

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI