Flash

Një ditë para takimit me Erdogan, Rama firmosi për varrezat greke në Këlcyrë

Lapsi.al 6 January 2021
Një ditë para takimit me Erdogan, Rama firmosi për varrezat greke

Edi Rama po bën çmos për të zbutur xhelozitë që mund të ngrihen nga marrëdhëniet e mira me Turqinë dhe me Greqinë. Kështu, ndërsa shpall si terroriste organizatën FETO, bie dakort me grekët që të zgjerohen me 12 miljet, ndërsa mbyll shkollat e gylenistëve tanimë ka firmosur për të zgjeruar me hapësira të tjera varrezat greke në Këlcyrë.

Një ditë para se Rama të nisej në Turqi, qeveria e Ramës ka vendosur të shpronësojë 2900 metra katrorë sipërfaqe pronë private në Këlcyrë për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore me forcat italiane në vitet 1940-1941. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke argumentuar se ky vendim është në zbatim të marrëveshjes së vitit 2017 me qeverinë greke për gjetjen e eshtrave të ushtarëve të rënë në Luftën Italo-Greke dhe ngritjen e vendprehjes së tyre.

“Vendim në vijim të vendimit nr. 742, datë 13.12.2017, të Këshillit të Ministrave, ‘Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Greko-Italiane të viteve 1940–1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr. 10256, datë 25.3.2010″, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas këtij vendimi, “bëhet shpronësimi, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë Luftës Greko-Italiane të viteve 1940–1941”, në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë Luftës GrekoItaliane të viteve 1940–1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr. 10256, datë 25.3.2010. Shpronësimi të bëhet në favor të Ministrisë së Mbrojtjes. Vlera e shpronësimit është 733 700 lekë të rinj.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI