Flash

Kosovë/ Rritet numri i infektimeve nga koronavirusi, humbin jetën 2 pacientë

Lapsi.al 6 January 2021
Kosovë/ Rritet numri i infektimeve nga koronavirusi, humbin jetën 2

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Kosovë dy pacientë.

Por, sipas Institutit të Shëndetit Publik në vendin fqinj është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve, ku në 24 orë janë konfirmuar 301 raste pozitive, nga 199 raste të regjistruara ditën e djeshme.

Njoftimi i plotë: 

457 TË SHËRUAR DHE 301 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Prishtinë 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 52.634 raste nga 190.879 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.357 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.442.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI