Flash

Vendimi i Kushtetueses/ Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Lapsi.al 6 January 2021
Vendimi i Kushtetueses/ Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Albin Kurti nuk mund  të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë si deputet. Megjithatë kjo nuk e pengon atë të zgjidhet kryeministër.

Si fitues i zgjedhjeve, Kurti mund të ulet në karrigen e kryeministrit, por nuk mund të kandidojë nën siglën e Vetëvendosjes për një ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Në aktgjykimin e plotë të publikuar nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti dhe zgjedhjet e reja në Kosovë, ka dhe një përfundim lidhur me lejimin e kandidimeve. Kjo pasi sipas Gjykatës Kushtetuese, kushdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëhere nuk kandidon.

Albin Kurti së bashku me deputetë të tjerë, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu u dënuan në 2018, ose më shumë se 2 vite më parë me burg për hedhjen gazi lotsjellës në Kuvend. Qeveria e Avdulla Hotit u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vite burg për mashtrim me subvencionet. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: 

Zbardhet vendimi i Kushtetueses/ Për 40 ditë Kosova në zgjedhje 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI