Flash

Sinoptikania për muajin janar: Pritet mot i paqëndrueshëm me shi e borë

Lapsi.al 4 January 2021
Sinoptikania për muajin janar: Pritet mot i paqëndrueshëm me shi

10-ditëshi i parë i muajit janar pritet të shoqërohet me një mot të paqëndrueshëm.

Kështu ka deklaruar sinoptikania Adiola Bani, në një lidhje për News24, e cila tha se nga dita e sotme do të ketë edhe rënie temperaturash, që në zonat malore do të shkojnë në minus 3-4 gradë celsius.

“Ka nisur ky vit me diell, por zgjati vetëm dy ditë. Mëngjesi i sotëm ka nisur me vranësira të dendura, një pjesë e mirë e zonës malore ka reshje dëbore, që do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave. Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do vijojë të mbetet me reshje shiu, ndërsa zonat malore do të kenë reshje dëbore. Ka nisur një javë e paqëndrueshme me reshje shiu dhe bore.

Presim që 10-ditëshi i parë i janarit të mbetet në kushte të paqëndrueshme me reshje shiu dhe dëbore, edhe pse herë pas herë do të kemi intervale të shkurtra me kthjellime. Nga dita e sotme do të kemi dhe rënie temperaturash, deri në minus 3 gradë celsius apo minus 4 gradë celsius në zonat malore, ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë do të zbresin edhe në 9 gradë celsius”, tha sinoptikania.

Të këshilluara

Sulm me armë ndaj një shtëpie në Vlorë

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbëmjen e së dielës në fshatin Llakatung të Vlorës. Mësohet se një person ka qëlluar me armë mbi një nga shtëpitë e fshatit. ...

22:49

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI