Flash

Rëndohet bilanci, 1 viktimë dhe 6 të plagosur nga aksidenti në Elbasan (VIDEO)

Lapsi.al 3 January 2021
Rëndohet bilanci, 1 viktimë dhe 6 të plagosur nga aksidenti

Pasagjeri i makinës tip “Volkswagen” kabriole, që u përfshi në aksidentin me fugonin me turisë në Elbasan, ka ndërruar jetë. Makina, ku ishte pasagjer 26-vjeçari me iniciale K.D drejtohej nga një vajzë me iniciale F.B.

5 persona të tjerë që ishin pasagjerë në furgon janë plagosur. E lënduar mbeti edhe drejtuesja e makinës së vogël.

Përplasja kokë më kokë e të dy mjeteve ka bërë që pjesa e përparme e tyre të pësojë shumë dëmtime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. ©LAPSI.al

[video width="1136" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Video-2021-01-03-at-21.43.27.mp4"][/video]

Të këshilluara

Policia arreston katër persona në Tiranë

Katër persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar shtetasi ...

13:39

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI