Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Dalin DETAJET/ Si nisi sherri mes kunetërve që përgjaku 1 janarin në Tiranë

Lapsi.al 3 January 2021
Dalin DETAJET/ Si nisi sherri mes kunetërve që përgjaku 1 janarin

Zbardhet vrasja që përgjaku 1 janarin në Tiranë, ku ndërroi jetë 42-vjecari Vladimir Zvezhda. Autori i ngjarjes, 34-vjeçari Klajdi Shundi kishte ftuar motrën e tij bashkë me kunatin që të kalonin ndërrimin e viteve së bashku, për të festuar edhe blerjen e apartamentit.

Gjatë festës, duket se te dy e kanë tepëruar me sasinë e alkoolit që kanë konsumuar. Në një moment viktima ka nisur të debatojë me bashkëshorten e tij, por vëllai i gruas është vënë në siklet. 34-vjeçari u ka kërkuar të largohen pasi nuk mund të lejonte që ata të grindeshin në banesën e tij natën e Vitit të Ri. Sherri mes çiftit Zvezhda ka vijuar edhe sapo kanë dalë nga shtëpia.

Fëmjët e viktimës kanë marrë në telefon 34-vjeçarin që të shkonte të qetësonte gjakrat. Në gjendje të dehur Shundi goditi kunatin me thikë në qafë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Këtë të diel ai u la në burg nga Gjykata. I riu pretendoi se nuk e mbante mend ngjarjen. Edhe në dosjen e policisë thuhej se autori ishte ndaluar në gjendje të dehur. Në gjyq ai shtoi se me kunatin nuk kishte pasur probleme më parë dhe se nuk e kishte paramenduar vrasjen e tij, duke ia lënë fajin pijes së tepërt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia arreston katër persona në Tiranë

Katër persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar shtetasi ...

13:39

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI