Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

RENDITJA/ Cilët janë vendet që kanë kryer më shumë vaksina në botë

Lapsi.al 30 December 2020
RENDITJA/ Cilët janë vendet që kanë kryer më shumë

Në të gjithë botën, 4.87 milion njerëz kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës kundër covid pavarësisht kompanive farmaceutike që e kanë zhvilluar atë.

Shtetet e Bashkuara, me 2.13 milion njerëz kryesojnë renditjen në terma absolutë përpara Kinës me 1 milion, Mbretërisë së Bashkuar me 800 mijë dhe Izraelit me 643 mijë. Rusia, megjithëse është përpjekur gjithë këtë kohë për të reklamuar Sputnikun e saj, deklaron vetëm 52 mijë të vaksinuar.

Në Evropë sprint drejt imunizimit nga virusi duket se ka marrë Gjermania me 78 109 doza të kryera. Ajo ndodhet përpara Portugalisë me 16 700 ndërsa Italia ka ngecur në 8 300 të vaksinuar.

Renditja ndryshon nëse u referohemi numrit të njerëzve të vaksinuar për 100 banorë. Në këtë rast Izraeli po bën më mirë nga të gjitha me një indeks prej 7.44%. Çuditërisht pas tij është shteti i vogël arab i Bahreinit me 3.29% dhe më pas Britania e Madhe me 1.18%, vendi i parë me një popullsi të konsiderueshme. Renditja vazhdon me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Tani për tani, kombet më të mëdha si Gjermania (0,05) ose Italia (0,01) janë larg përqindjeve të konsiderueshme; por siç u përmend, në vendet e BE fushata e vaksinimit filloi pas vendeve të tjera të botës. ©LAPSI.al

Vaccinati Covid, i dati in tutto il mondo

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI