Flash

2 aksidente në Tiranë, autorët largohen nga vendngjarja

Lapsi.al 30 December 2020
2 aksidente në Tiranë, autorët largohen nga vendngjarja

Policia e Tiranës ka lajmëruar se mbrëmjen e sotme kanë ndodhur 2 aksidentë ne kryeqytet.

Rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, një mjet tip “Foristradë”, ka aksidentuar A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori është larguar nga vendngjarja dhe po kerkohet nga policia.

Ndërsa rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjeteve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI