Flash

Vetëm 'peshq të mëdhenj' nuk janë dënuar/ Gjykata e Posaçme bën bilancin e 2020: Janë shqyrtuar e përfunduar 1871 çështje, u gjykuan 110 të pandehur

Lapsi.al 30 December 2020
Vetëm 'peshq të mëdhenj' nuk janë dënuar/

Në prag të mbylljes së vitit 2020, vitit të parë të funksionimit të saj si institucion, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka bërë një bilanc të të dhënave mbi veprimtarinë gjyqësore të saj.

Me gjithë kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 24.03.20202, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave nr. 9, datë 25.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë shkaktuar nga COVID -19”, si dhe dy vendimeve të KLGJ, “Për pezullim të veprimeve dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithë gjykatat në RSH”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vijoi aktivitetin e saj gjyqësor dhe administrativ në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuar sa më sipër, duke përballuar një ngarkesë të konsiderueshme pune gjatë gjithë vitit 2020.

Gjatë këtij viti janë sjellë në Gjykatë për shqyrtim gjithsej 2073 kërkesa nga të cilat:

– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve gjithsej 1653.

– Kërkesa për dërgim çështjesh për gjykim/pushim procedimi gjithsej 94.

– Çështje në gjykim gjithsej 90.

– Kërkesa të tjera gjithsej 223

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 13.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ nr. 1/2020 gjithsej 122.

Nga këto janë shqyrtuar kanë përfunduar 1871 kërkesa/çështje.

– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve gjithsej 1588

– Kërkesa për dërgim çështjesh për gjykim/ pushim procedimi gjithsej 71.

– Çështje në gjykim gjithsej 41.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 7.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ Nr. 1, gjithsej 164

– Janë caktuar masa sigurimi për 124 të dyshuar

– Janë gjykuar 110 të pandehur nga të cilët:

– 84 të pandehur për krim të organizuar

– 27 të pandehur për vepra penale të korrupsionit

– Janë në shqyrtim e sipër dhe 208 të pandehur

Me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit 11 çështje të natyrës së krimit të organizuar.

Janë shqyrtuar 2 kërkesa për konfiskim sipas ligjit antimafia që kanë të bëjnë pasuri si:

– tre sipërfaqe trojesh,

– 17 apartamente dhe vlera monetare.

Janë shqyrtuar e pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020

Janë shqyrtuar e pranuar 6 kërkesa për masa parandaluese personale sipas Aktit Normativ.

Janë përfunduar 11 kërkesa për konfiskim sipas Akti Normativ nr. 1 datë 31.1.2020 që kanë të bëjnë me 11 pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Janë në shqyrtim e sipër 49 kërkesa për konfiskim pasurie.

Vlen për t’u theksuar fakti se gjatë këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh.

Për vitin që vjen është shumë e rëndësishme plotësimi i vendeve vakante dhe me 7 (shtatë) gjyqtarë të tjerë, proces i cili ka filluar gjatë vitit 2020 me hapjen e vendeve vakante për 5 (pesë) gjyqtarë e marrjen e aplikimeve të para.

Të këshilluara

Si mund të ndalohet rritja e Albin Kurtit

Ka një hezitim të theksuar – deri në dëshpërim nga shumë prej komentatorëve politikë në Kosovë për mundësinë e zgjedhjes së Albin Kurtit si Kryeministër i Kosov...

15:59

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI