Flash

Këto janë postimet më të pëlqyera në Instagram për vitin 2020

Lapsi.al 30 December 2020
Këto janë postimet më të pëlqyera në Instagram
Kjo foto që Cristiano Ronaldo postoi pas vdekjes së Diego Armando Maradonës u shpall si postimi me më shumë “likes” e komente në Instagram për 2020 nga Billboard.
Postimi daton në muajin nëntorin dhe ky dedikim mban 19.7 milion pëlqime dhe 154 mijë komente. ‘Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruhet në postimin e yllit portugez. Ronaldo është personazhi publik më i ndjekur në Instagram dhe në dhjetëshen e parë të renditjes së hartuar nga Instagram ka edhe një postim tjetër nga Cristiano Ronaldo: foto e ditëlindjes së tij, e cila e portretizon atë pranë djalit të tij Cristiano Junior dhe partneres së tij Georgina Rodriguez, kjo foto renditet në vendin e nëntë me 14.3 milion pëlqime.
Në vendin e dytë në renditjen e postimeve më të pëlqyera të vitit 2020 në Instagram është njoftimi për vdekjen e Chadwick Boseman me 19.1 milion pëlqime. Në vendin e tretë sërish një homazh për Diego Armando Maradonën këtë radhë nga Leo Messi, postimi i tij grumbulloi 16.4 milion pëlqime.
Në vendin e pestë një tjetër kampion botëror i sportit: LeBron James dhe homazhi i tij për kolegun e tij të ndjerë Kobe Bryant i cili arriti në 15.5 milion pëlqime. Kylie Jenner ka arritur të triumfojë me disa postime në vendin e katërt, të shtatë, të tetë dhe të dhjetë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta supermodelja amerikane

Modelja e famshme angleze, Stella Tennant ka ndërruar jetë pak ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të. Lajmin e konfirmoi vetë familja, duke e quajtur vdekjen e s...

14:06

Tony Robbins paditet nga punonjësja e tij

Një nga “life coaches” (trajner/strategjist jete) më të famshëm të momentit, është paditur në gjykatën federale të New York-ut, nga një punonjëse, e cila preten...

13:56

Ndahet nga jeta Pierre Cardin

Një ndër emrat më të shquar dhe me më shumë ndikim në botën e modës, stilisti i famshëm Pierre Cardin, është ndarë sot nga jeta. Cardin i cili lindi në vitin 1...

15:04

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI