Flash

Rihanna dhe Asap Rocky fotografohen sëbashku në publik

Lapsi.al 30 December 2020
Rihanna dhe Asap Rocky fotografohen sëbashku në publik

Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi. Burime pranë dyshes kanë thënë për People se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.

Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.Lajmi i fundit për fansat e dyshes është që ata s’mund të fshihen më në publik dhe janë fotografuar në momente intime shumë pranë njëri-tjetrit, në vendlindjen e Rihanna-s në Barbados.

Fotot flasin vetë:

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti dhe më herët ka qenë në marrëdhënie me disa personazhe të tjerë të njohur si Drake, Chris Broën etj. Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Pierre Cardin

Një ndër emrat më të shquar dhe me më shumë ndikim në botën e modës, stilisti i famshëm Pierre Cardin, është ndarë sot nga jeta. Cardin i cili lindi në vitin 1...

15:04

Ndahet nga jeta muzikanti i njohur

Armando Manzanero, ka vdekur në moshën 85 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga Sociedad de Autores y Compositores de Mexico (Shoqëria e Autorëve ...

14:30

Beatrix Ramosaj rikthehet në muzikë

Beatrix Ramosaj ditën e djeshme (e hënë) është kthyer me projekt të ri muzikor pas një kohë të gjatë. “Dancing With The Devil” mban titullin kënga e re, e ci...

13:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI