Flash

Emma Roberts bëhet nënë, zbulohet emri i bebit

Lapsi.al 30 December 2020
Emma Roberts bëhet nënë, zbulohet emri i bebit

Emma Robert dhe partneri i saj, aktori Garret Hedlund, kanë nisur një kapitull të ri. Burime për TMZ raportuan të hënën se aktorja e "American Horror Story" solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë.

Sipas burimeve, Emma solli në jetë djalin e tyre Rhodes më 27 dhjetor.

Emma dhe Garret janë bashkë prej pak kohësh. Zërat për marrëdhënien nisën fillimisht në mars të vitit 2019, kur u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Los Angeles. Asokohe, Emma u përfol edhe për ndarjen nga ish-i fejuari, Evan Peters, me të cilin ishte në një marrëdhënie që prej vitit 2012. Përsa i përket Hedlund, gjatë viteve 2011-2016, ai ishte i lidhur me Kirsten Dunst. Lajmi i shtatzënisë u zbulua nga e ëma e aktores, pa dijeninë e Emma-s. "Ishte e tmerrshme. Kur unë e pashë isha në avion, nuk munda të shkoj tek ajo për të folur ose për t'u zënë. Vetëm i çoja mesazhe në telefon dhe Instagram dhe i lutesha të ndalonte. Kur i thashë, "Mami çfarë bëre? Sapo zbulove shtatzëninë time", s'e pranonte. Më tha, "Jo s'e bëra unë, e kishin publikuar në një tabloid!”– tha aktorja në Jimmy Kimmel Live, ku shtoi se i vetmi opsion ishte ta bllokonte në rrjete sociale.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta supermodelja amerikane

Modelja e famshme angleze, Stella Tennant ka ndërruar jetë pak ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të. Lajmin e konfirmoi vetë familja, duke e quajtur vdekjen e s...

14:06

Tony Robbins paditet nga punonjësja e tij

Një nga “life coaches” (trajner/strategjist jete) më të famshëm të momentit, është paditur në gjykatën federale të New York-ut, nga një punonjëse, e cila preten...

13:56

Ndahet nga jeta Pierre Cardin

Një ndër emrat më të shquar dhe me më shumë ndikim në botën e modës, stilisti i famshëm Pierre Cardin, është ndarë sot nga jeta. Cardin i cili lindi në vitin 1...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI