Flash

U refuzua për 30 vjet, ‘The Queen's Gambit’ korr sukses

Lapsi.al 30 December 2020
U refuzua për 30 vjet, ‘The Queen's Gambit’ korr sukses

Bazuar te romani i Walter Tevis me të njëjtin emër, seriali “The Queen's Gambit” ndjek historinë e gruaje në Amerikën e epokës së Luftës së Ftohtë, e cila bën emër me aftësitë e jashtëzakonshme në shah, një lojë e dominuar historikisht nga burrat. Fill pas transmetimit, seriali u bë nga me te ndjekurit në Netflix, u pa nga më shumë se 62 milionë njerëz në 63 vende te botës. Përpos kësaj, u mirëprit nga kritikët, u pa me admirim nga komuniteti i shahut dhe sigurisht rriti interesin e njerëzve për shahun. Gjithë ky sukses nuk qe aspak rastësor.

Në një intervistë me BBC News, producenti dhe skenaristi Allan Scott, i cili krijoi serialin së bashku me Scott Frank, tha se u deshën 30 vjet që “The Queen’s Gambit” të dilte në ekran. Scott ishte gati ta publikonte në fund të viteve 1980, por u refuzua. Shumë mendonin se tema nuk ishte e duhura sepse askujt nuk i interesonte shahu. Scott u shpeh se e shkroi skenarin 9 herë. “Kam kaluar kaq shumë kohë me ‘The Queen’s Gambit’, sa muajt e fundit jam zgjuar duke menduar për të,” tha producenti për The Sunday Post në nëntor. ”Isha i sëmurë me Covid dhe gjendesha në spital kur u transmetua në Netflix. Kur e pashë nga shtrati u hutova. Mendova se ishte një tjetër episod që ma kishin nisur për ta edituar.”

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Pierre Cardin

Një ndër emrat më të shquar dhe me më shumë ndikim në botën e modës, stilisti i famshëm Pierre Cardin, është ndarë sot nga jeta. Cardin i cili lindi në vitin 1...

15:04

Ndahet nga jeta muzikanti i njohur

Armando Manzanero, ka vdekur në moshën 85 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga Sociedad de Autores y Compositores de Mexico (Shoqëria e Autorëve ...

14:30

Beatrix Ramosaj rikthehet në muzikë

Beatrix Ramosaj ditën e djeshme (e hënë) është kthyer me projekt të ri muzikor pas një kohë të gjatë. “Dancing With The Devil” mban titullin kënga e re, e ci...

13:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI