Flash

OBSh: Të mos i hedhim poshtë sakrificat e 2020 përballë COVID-19

Lapsi.al 25 December 2020
OBSh: Të mos i hedhim poshtë sakrificat e 2020 përballë

Në këtë periudhë pandemie, miliona persona kanë bërë sakrifica që të thyejnë zemrën duke hequr dorë për të parë të afërmit e tyre për Krishtlindje, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në mesazhin e tij të publikuar dje në mbrëmje.

“Ndërkohë që 2020 po përfundon, kjo pandemi historike ka penguar shumë prej nesh të festojnë ashtu si do të donim”, nënvizoi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Përkundrazi, qindra miliona njerëz sot bëjnë sakrifica që të thyejnë zemrën duke mos u bashkuar me familjet e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë transmetimin e virusit”, ndërsa të tjerët do të ulen në një tryezë ku do të mungojë fytyra familjare e një të afërmi të larguar nga jeta si pasojë e koronavirusit, raporton ATSh.

“Në të gjithë botën, gjatë këtij viti të tmerrshëm, ne kemi parë sakrificat e bëra nga kaq shumë njerëz për të mbrojtur dhe ruajtur jetën. Ne nuk duhet t’i hedhim poshtë këto sakrifica”, theksoi ai.

“Pavarësisht të gjitha këtyre humbjeve, ne ende kemi shpresë. Vaksinat ofrojnë zgjidhjen për të dalë më në fund nga kjo tragjedi. Por do të duhet kohë që e gjithë bota të vaksinohet”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI