Flash

Gjigantët e teknologjisë kundër kompanisë izraelite që prodhon softuerë spiunë

Lapsi.al 24 December 2020
Gjigantët e teknologjisë kundër kompanisë izraelite që

Gjigantët e teknologjisë, si Microsoft dhe Google, i janë bashkuar Facebook-ut në në një padi ndaj NSO Group, një kompani me bazë në Izrael, e përmendur shpesh për shitjen e mjeteve të mbikëqyrjes “të rrezikshme” qeverive të huaja.

Shërbimi i mesazheve WhatsApp dhe kompania e tij mëmë, Facebook, paditën NSO Group në gjykatën federale vitin e kaluar, me pretendimin se softueri Pegasus i firmës ishte përdorur për të hakeruar telefonat celularë të më shumë se 1 400 përdoruesve të ËhatsApp-it, duke përfshirë ato të gazetarëve, diplomatëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut. Avokatët e WhatsApp thonë se kjo shkel ligjet amerikane.

Sipas padisë, përdoruesit e Whatsapp merrnin një thirrje video, që injektonte një kod në pajisjet e tyre – edhe nëse nuk e hapnin thirrjen. Ky softuer spiun i instaluar në distancë më pas u jepte hakerave akses në mesazhet e telefonave dhe komunikimet e tjera.

NSO Group thotë se teknologjia e saj ka në shënjestër terroristët dhe kriminelë dhe se kompania merr masa kur paralajmërohet për keqpërdorim. Kompania ka argumentuar se ka të drejtë për imunitet sovran në procesin gjyqësor me WhatsApp sepse produktet e saj u shiten qeverive të huaja.

Të hënën, Microsoft, Cisco, GitHub, Google, LinkedIn, VMWare dhe Shoqata e Internetit e mbështetën çështjen WhatsApp, duke u shprehur se imunizimi i NSO Group do të inkurajonte më tej industri të kësaj natyre që të prodhojnë dhe shesin mjete të tilla në shkelje të ligjit amerikan.

Duke e përshkruar NSO Group si një “mercenar kibernetik”, Microsoft e akuzoi atë për “përpjekje për t’u veshur me imunitetin ligjor që u ofron klientëve të saj qeveritarë“.

Regjistrimi i padisë erdhi në të njëjtën ditë kur Al Jazeera zbuloi se një fushatë vëzhgimi e gjurmuar në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe spiunoi dhjetëra punonjës të rrjetit duke përdorur softuerin Pegasus. Citizen Lab, një organizatë vëzhguese në Universitetin e Torontos, tha se telefonat e gazetarëve u komprometuan nëpërmjet të ashtuquajturit sulmi “pa klikim”, me gjasë përmes përdorimit të funksionit iMessage të iPhone.

NSO Group, i cili duhet të marrë miratimin e qeverisë izraelite përpara se të shesë teknologji të tillë te qeveritë e huaja, thuhet se mes klientëve të saj ka Meksikën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Bahreinin dhe Omanin.

Disidenti saudit, Omar Abdulaziz, është ndër ata që pretendojnë se ka qenë shënjestër e kësaj teknologjie. Ai thotë se softueri në fjalë është përdorur nga Arabia Saudite për të spiunuar bisedat e tij me gazetarin e “Washington Post”, Jamal Khashoggi, para vrasjes së tij në 2018 në Konsullatën saudite në Stamboll.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI