Flash

Khloe dhe Tristan, të fejuar në fshehtësi

Lapsi.al 24 December 2020
Khloe dhe Tristan, të fejuar në fshehtësi

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë përfolur muajt e fundit për një ribashkim mes tyre. Raportet mes dyshes janë rregulluar dhe Khloe ka nisur ta ndjekë sërish ish-partnerin në Instagram.Madje para disa javësh Tristan i bëri një buqetë të madhe me lule Khloe-s për ta uruar për çmimin që ajo fitoi në “People’s Choice Awards” ku u zgjodh si “Favorite Reality Star 2020”.Tristan Thompson u zhvendos disa javë më parë në Boston për shkak të një kontrate të re pune. Khloe Kardashian vendosi që të mos shkonte pas tij, pavarësisht se në media është raportuar prej kohësh se ata i kanë rregulluar raportet bashkë. Por Khloe nuk rezistoi dot për shumë gjatë dhe është parë disa herë përkrah Tristan në Boston.Një burim pranë “E! News” ka treguar se Khloe, Tristan dhe një person i tretë janë njohur në një hotel për një darkë për më shumë se 1 orë. Thuhet se ata kishin rezervuar edhe një dhomë më vete, për të shijuar darkën në intimitet të plotë.Por, ajo që i bëri lëmsh të gjithë ishte një unazë. Gjatë një shëtitjeje me True në gishtin e fejesës së 36-vjeçares është vënë re një unazë dhe fansat filluan të mendonin se mos ndoshta Tristan i ka propozuar.

Por, “Daily Mail” i hedh poshtë këto zëra, duke shkruar se dyshja nuk është fejuar.

“Ata nuk janë fejuar”, ka thënë burimi i sigurtë për “Daily Mail” të mërkurën.

Kujtojmë se dyshja e famshme kanë pasur shumë ulje-ngritje gjatë marrëdhënies së tyre. Ata kanë kaluar probleme të shumta për shkak të tradhtive të vazhdueshme të Tristan dhe Khloe-s ju desh një kohë e gjatë që t’ja falte gabimet ish-partnerit. Ata janë prindër edhe të një vajze 2-vjeçare të qu8ajtur, True, që ka ndikuar akoma më shumë në rregullimin e raporteve mes tyre.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi i grupit ‘Whodini’

John ‘Ecstacy’ Fletcher nga grupi ‘Whodini’ ka vdekur në moshën 56 vjeçare. Njëri nga anëtarët e grupit të njohur të hip-hop-it, Grand Master Dee, ka konfirm...

15:14

Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Rebecca Luker ka vdekur në moshën 59 vjeçare. Agjentja e saj, Sarah Foster, konfirmoi lajmin për New York Times. E nominuara tre herë për ‘Tony’ njoftoi n...

12:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI