Flash

Gal Gadot reagon pas kritikave për rolin në filmin Kleopatra

Lapsi.al 24 December 2020
Gal Gadot reagon pas kritikave për rolin në filmin Kleopatra

Gal Gadot reagoi së fundmi pas kritikave ndaj filmit të ardhshëm për Kleopatrën, kritika që akuzuan kastin për “whitewashing” (zbardhje) – një praktikë në industrinë e filmave ku aktorët e bardhë luajnë role të racave të tjera. Kritikët thanë se një aktore arabe ose afrikane duhet ta luante rolin e udhëheqëses së famshme egjiptiane në vend të aktores izraelite.

“Së pari, nëse doni të jeni të vërtetë ndaj fakteve, atëherë Kleopatra ishte maqedonase,” tha Gadot për BBC Arabic. “Ne po kërkonim një aktore maqedonase që mund t’i përshtatej Kleopatrës. Nuk e gjetëm. Dhe unë isha e apasionuar pas Kleopatrës”. Ajo shtoi, "Unë kam miq nga i gjithë globi, qofshin myslimanë, të krishterë, ateistë apo budistë, apo hebrenj. Njerëzit janë njerëz. Unë dua të nderoj trashëgiminë e Kleopatrës dhe të nderoj këtë ikonë të mahnitshme historike të cilën e admiroj shumë”.

Gjatë viteve, ka pasur shumë spekulime mbi origjinën e Kleopatrës.

Në vitin 2008, egjiptologia Sally Ann Ashton nga Muzeu Fitzwilliam në Cambridge tha për Daily Mail, "Ajo ndoshta nuk ishte plotësisht europiane. Duhet të kujtoni që familja e saj kishte jetuar në Egjipt për 300 vjet në kohën kur ajo erdhi në pushtet.”

Këtë vit, Kathryn Bard, profesoreshë e Arkeologjisë dhe Studimeve Klasike në Universitetin e Bostonit, tha për Newsweek, "Kleopatra VII ishte e bardhë - me origjinë maqedonase, ashtu si të gjithë sundimtarët Ptolemeu, të cilët jetonin në Egjipt".

Gal Gadot u përgjigjet kritikave për rolin e Kleopatrës

ELIZABETH TAYLOR

Portretizimi më i famshëm i Kleopatrës në fushën e kinematografisë është ai i vitit 1963, me protagoniste Elizabeth Taylor dhe regji të Joseph Mankiewicz. Filmi u nominua në nëntë kategori të Oscars, duke përfshirë edhe “Best Picture”, nga të cilët fitoi katër: “Best Art Direction”, “Best Cinematography”, “Best Visual Effects” dhe “Best Costume Design”.

Versioni i Gal Gadot për Kleopatrën do të ketë si regjisore Patty Jenkins, e cila bashkëpunoi me Gadot për “Wonder Woman”.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Rebecca Luker ka vdekur në moshën 59 vjeçare. Agjentja e saj, Sarah Foster, konfirmoi lajmin për New York Times. E nominuara tre herë për ‘Tony’ njoftoi n...

12:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI