Flash

Ndërron jetë papritur modelja angleze Stella Tennant

Lapsi.al 24 December 2020
Ndërron jetë papritur modelja angleze Stella Tennant

Modelja e famshme angleze, Stella Tennant ka ndërruar jetë pak ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të. Lajmin e konfirmoi vetë familja, duke e quajtur vdekjen e saj "të papritur",e ndërsa autoritetet nga hetimet e deritanishme thonë se nuk ka "asnjë rrethanë të dyshimtë".

"Me trishtim të madh të shpallim vdekjen e papritur të Stella Tennant, në 22 Dhjetor 2020," thuhet në deklaratë. "Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne”.

Fama e saj nisi menjëherë pasi u fotografua për British Vogue në moshën 22-vjeçare dhe nisi të punonte me marka të famshme të modës së lartë si Alexander McQueen,  Jean Paul Gaultier,  Burberry dhe Calvin Klein.

Stella Tennant, e cila mbushi 50 vjeç në 17 dhjetor, modeloi për shtëpitë më të larta të modës duke përfshirë Chanel, Versace dhe Valentino dhe ishte muza e Karl Lagerfeld. Ajo u shfaq për herë të fundit në kopertinën e Vogue në 2018-ën, në 25 vjetorin e shfaqjes për herë të parë në revistë kur ishte vetëm 22 vjeç në 1993-shin.

Versace, përmes një postimi në Twitter shkroi se Stella Tennant ishte muza e Gianni Versace-s për shumë vite dhe mikeshë e familjes.

Modelja dallohej për tiparet androgjene që e bënin edhe më të veçantë si dhe për prejardhjen e saj aristokrate, duke qenë se ishte mbesa e Dukës së 11 të Devonshire, Andrew Cavendish.

Të këshilluara

Shkurte Gashi zbulon emrin e të birit

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Gashi, u bë nënë për herë të parë në 21 dhjetor. Ajo solli në jetë një djalë dhe këtë lajm të bukur ajo vendosi ta mbante të fsheh...

17:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI