Flash

Pas fitores së Anxhela Peristerit, reagon Enxhi Nasufi: Bëni kurs aktrimi kur të fitoni

Lapsi.al 24 December 2020
Pas fitores së Anxhela Peristerit, reagon Enxhi Nasufi: Bëni kurs

Mbrëmjen e kaluar, Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të RTSH-së”.Pas 3 netëve spektakël, juria ka votuar me çmimin e parë këngëtaren, e cila konkurroi me këngën “Karma”.

Në muajin maj të vitit 2021, kjo këngë fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Rotterdam.

Këto javë, në media qarkulloi një lajm jo zyrtar për fitoren e “paracaktuar” të këngëtares Peristeri, lajm i cili u mohua kategorikisht nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, si dhe nga Anxhela.

Para disa ditësh, këngëtarja Enxhi akuzoi Anxhela Peristerin se ishte vetë ajo që shpërndau lajmet e rreme për fitore.

“E kam thënë dhe e rithem nuk më pëlqen  energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë. Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë”, tha Enxhi në një emision.Madje, pas fitores së saj ajo ka reaguar me një status në InstaStory, ku ka shkruar:

“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush është miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di. Shihemi në festivale të tjera.”- shkruan ajo.

Gjithashtu, Enxhi zbuloi edhe prapaskenat e festivalit nëpërmjet një videoje ku shprehej:

“Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.

Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”

Të këshilluara

Shkurte Gashi zbulon emrin e të birit

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Gashi, u bë nënë për herë të parë në 21 dhjetor. Ajo solli në jetë një djalë dhe këtë lajm të bukur ajo vendosi ta mbante të fsheh...

17:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI